Bota

Trump: Pasoja serioze për Rusinë nëse nuk e ndal luftën, Putin dhe Zelensky duhet të takohen

25 Gusht, 21:17| Përditesimi: 25 Gusht, 21:23

  • Share

1755299086_donaldtrump.jpg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët, në Zyrën Ovale, ai theksoi se do të ketë një "ndërhyrje me forcë" nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftimeve brenda dy javëve të ardhshme.

"Kjo është një situatë që duhet të marrë fund", theksoi Trump.

Donald Trump këmbëngul se Putin dhe Zelensky duhet të takohen.

“I takon Putinit dhe Zelenskyt të takohen, i takon atyre, jo neve', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Trump: Nuk do të shpenzojmë asnjë dollar tjetër për Kievin, do ofrojmë garanci


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?