Donald Trump e ka cilësuar si “absurde” luftën në Ukrainë, e cila sipas tij “ka kushtuar tashmë shumë viktima të panevojshme”.
Në një postim në Truth Social, Presidenti amerikan ka thënë se “sapo është informuar se gati 20.000 ushtarë rusë kanë humbur jetën këtë muaj”. Ai shtoi se “Rusia ka humbur 112.500 ushtarë që nga fillimi i vitit. Janë shumë viktima të panevojshme!”
Trump theksoi se edhe Ukraina “ka pësuar shumë”, duke humbur rreth 8.000 ushtarë që nga 1 janari 2025, pa përfshirë të zhdukurit.
“Ukraina ka humbur gjithashtu civilë, por në numër më të vogël, për shkak të raketave ruse që kanë goditur Kievin dhe zona të tjera ukrainase. Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë: kjo është lufta e Biden, jo e TRUMP. Unë jam këtu vetëm për të parë nëse mund ta ndaloj!” – shkroi Trump.
Lajmi kryesor:
Trump urdhëron zhvendosjen e 2 nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë pas 'deklaratave provokuese” të Medvedev
K.M/ReportTv.al