Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar disa pajisje elektronike si smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat doganore reciproke të Presidentit Donald Trump, sipas një liste të publikuar nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së ditwn e djeshme.
CBP e SHBA-së renditi rreth 20 produkte, duke përfshirë gjithashtu transduktorë me bazë gjysmëpërçuesish, pajisje ruajtjeje në gjendje të ngurtë dhe ekrane me panel të sheshtë.
Ky vendim vjen në një kohë kur shqetësimet për rritjen e çmimeve për pajisjet elektronike janë shtuar, për shkak të prodhimit të tyre masiv në Kinë, raporton Reuters.
Ky vendim erdhi si rezultat i presioneve nga kompanitë e teknologjisë amerikane, të cilat kishin paralajmëruar se tarifat e larta mund të çonin në rritje të çmimeve për produktet e tyre dhe do të kishin një ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatorët.
Komente
