Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj të fundit për një përplasje.
Ai po i përgjigjej një pyetjeje rreth ambicieve territorial të Putinit, dhe nëse ato shkonin përtej Ukraninës, kur tha se javët e fundit, së bashku me administratën e tij, i ishte dashur të merrej edhe me Kosovën e Serbinë, pa shpjeguar specifikisht për çfarë.
Pyetje: Gjenerali Caine, ka thënë se Putin ka ambicie territorial përtej Ukrainës. E shihni edhe ju në të njëjtën mënyrë?
Donald Trump: Mundet. Dua të them që edhe mundet. Por di diçka se ai do që kjo punë të marrë fund sepse është një katastrofë për të. Më telefonoi dhe më tha: a mund të të ndihmoj me Iranin? Unë I thashë, jo! Mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse në javët e fundit u kujdesëm për Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë, ndërsa të premten do të na vizitojnë zyrtarë të Kongos.
Ai nuk dha detaje të tjera, por në një moment të dytë, kur pyetet për vështirësin e mbylljes së konflikteve nga ana e tij, Trump sërish përmend Serbinë e cila sipas tij do të niste një përplasje, por pa përmendur konkretisht nëse bëhej fjalë për konfliktin e saj me Kosovën.
'Shiko, në sapo i dhamë fund një lufte në 12 ditë e cila po ziente në 30 vjet. I dhamë fund konfliktit me Ruandën dhe Kongon të cilët do të vijnë të firmosin një document në shtëpinë e bardhë të premten. I dhamë fund edhe Serbisë e cila do të niste një përplasje', tha ai.
Komente
