Donald Trump po shqyrton mundësinë për të hequr dorë nga Tesla e tij pas zënkës së ashpër me Elon Musk. Lajmin e raporton Ëall Street Journal, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilit presidenti po mendon ta dhurojë ose ta shesë makinën.
Presidenti e kishte blerë veturën e tij të kuqe elektrike për të promovuar biznesin e atij që dikur e quante “miku i parë”. Deri mbrëmë, sipas CBS, Tesla e Trump-it ndodhej ende e parkuar pranë krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
Për më tepër, sipas asaj që ka mësuar Axios, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA i kanë kërkuar Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së të sqarojnë nëse është e vërtetë, ashtu siç pretendon Elon Musk, që presidenti Trump ndodhet në dosjet e Jeffrey Epstein.
“Trump është në dosjet e Epstein-it”, shkroi pronari i Tesla-s në një postim në X, duke shtuar: “Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike”.
Axios komenton se përplasja publike mes presidentit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij po i shkon për shtat kundërshtarëve politikë të Trump.
Komente
