Bota

Trump poston foton (e rreme) të Nancy Pelosi me hixhab, drejtuesja e Dhomës së Kongresit: Çfarë trishtimi

15 Janar 2020, 09:03| Përditesimi: 15 Janar 2020, 11:23

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Twitter një fotografi të retushuar të presidentes së Dhomës në Kongresin amerikan e veshur me një ‘hixhab’ para flamurit iranian bashkë me senatorin demokrat Chuck Schumer.

Trump e shoqëronte fotografinë me mbishkrimin: "Demokratët e korruptuar që bëjnë gjithçka për të fituar me ndihmën e Ayatollah Khamenei".

Donald Trump e ribotoi atë nga një profil anonim pro-SHBA dhe anti-Iran.

Pelosi e quajti Trump "të trishtuar", një njeri që nuk di të "dallojë të gabuarin nga e drejta" dhe i kërkoi Trump "të shkojë drejt paqes, jo luftës".

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha se Trump përmes fotografisë dëshironte të tregonte se demokratët janë duke u anuar në krahun e terroristëve dhe atyre që janë gati për të vrarë.

Ibrahim Hooper, drejtori i komunikimit të Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, në lidhje me fotografinë tha se " Është e pakonceptueshme që një president amerikan tallet me Islamin dhe muslimanët në një mënyrë të tillë poshtëruese".

Demokratët nuk u informuan nga Trump për vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani më 3 janar në Bagdad. Kritikat e tyre për presidentin e kanë zemëruar Trump aq shumë sa ai i ka akuzuar se po përpiqen ta kthejnë Soleimanin terrorist në një djalë të mrekullueshëm, vetëm e vetëm sepse kam urdhëruar vrasjen që duhej të ishte bërë 20 vite më parë.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?