Bota

Trump pranon se ka biseduar për djalin e Joe Bidenit me Selenskyjn

23 Shtator 2019, 14:01| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 14:04

  • Share

Në debatin që ka shkaktuar një telefonatë e presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Selenskyj është shprehur vetë presidenti. Ai pranoi, se politikani demokrat, Joe Biden dhe djali i tij, Hunter Biden kanë qenë temë e bisedës . Është bërë fjalë për implikimin e të dyve në korrupsion në Ukrainë, ka thënë Trump. Ai shprehu shpresën, që telefonata e kontestuar të publikohet.

Sipas raportimeve në media, më 25 korrik, Trump kishte telefonuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Selenskyj dhe i kishte kërkuar të mblidhte informacione kompromentuese për djalin e Biden, Hunter. "Wall Street Journal" shkruan, se presidenti amerikan është përpjekur "tetë herë" të përmendë aktivitetet e Hunter Biden. Ky i fundit kishte punuar për një koncern ukrainas të gazit në kohën që Biden ishte zëvendëspresident. Për këtë qëllim, Trump i ka kërkuar me gjasë Selenskyjt të bashkëpunojë me avokatin e tij, Rudy Giuliani. Në këtë koncern dyshohet se ka pasur raste korrupsioni. Giuliani ka pranuar në fundjavë, se një telefonatë e tillë është zhvilluar.

"Keqpërdorim i jashtëzakonshëm i pushtetit"

Joe Biden është aktualisht kandidati më me shanse i demokratëve për të dalë garën në presidenciale në nëntor 2020 kundër Donald Trumpit. Politikani demokrat e ka akuzuar Trump për "keqpërdorim të jashtëzakonshëm të pushtetit" dhe ka kërkuar publikimin e telefonatës siç ka qenë zhvilluar. Lidhur me këtë presidenti ka thënë: "Shpresoj që të publikohet." Nuk kam bërë asgjë të gabuar, ka siguruar Trump.

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden e akuzoi presidentin se po përpiqej të njolloste fushatën e tij, pasi e dinte se do ta mundte lehtësisht në zgjedhje. Biden kërkon nisjen e hetimeve, pas raportimeve se numri një i Uashingtonit i kishte kërkuar presidentit të ri të Ukrainës Volodimir Zelenski, të rihapte hetimet për korrupsion kundër djalit të Biden, Hunter, lidhur me aktivitetet e këtij të fundit si këshilltar i një kompanie të madhe gazi.

Kandidati për Shtëpinë e Bardhë i mohon pretendimet se ai apo djali, kanë vepruar në mënyrë të papërshtatshme në raportet e biznesit me Ukrainën, gjatë kohës kur ishte zëvendëspresident.

Biseda e përgjuar telefonike mes Trump dhe Zelenskit ka shtuar thirrjet për shkarkim të presidentit, ndërsa ky i fundit përsërit akuzat për “gjueti shtrigash”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?