Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Në takimin mes tyre është folur mes të tjerash edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Trump i kërkoi Erdoganit që Turqia të ndalojë së bleri naftë nga Rusia.
Ndër të tjera, Presidenti amerikan, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se Presidenti Erdogan mund të ndihmojë për të ulur në tavolinë Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.
“Udhëheqësi turk është shumë i respektuar nga të dy dhe mund të jetë një ndikim i madh nëse do të donte, megjithëse tani për tani është shumë neutral. Gjëja më e mirë që mund të bënte është të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia”, u shpreh Trump.
Ndërkohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi nga Presidenti rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës dhe se është i zhgënjyer me të.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Putini. Ai luftoi gjatë dhe fort, duke humbur një milion ushtarë dhe duke mos fituar praktikisht asnjë terren pavarësisht bombardimeve të rënda. Rusia ka shpenzuar triliona dollarë për bomba, raketa, municione, pa fituar praktikisht asnjë terren. Do të thoja se është koha të ndalemi”, theksoi Presidenti amerikan.
Në lidhje me sanksionet amerikane ndaj Turqisë, Trump u shpreh se mund të hiqen menjëherë nëse rezulton pozitiv takimi me Erdoganin.
Gjatë takimit me presidentin turk Erdogan, presidenti i SHBA-së Doland Trump ka deklaruar se lufta me Izarelit dhe Hamasit po i vjen fundi, teksa tha se është afër një marrëveshje për armëpushimin.
Edhe pse dy presidentët nuk ndanë detaje rreth planit të paqes me 21 pika, Trump theksoi se lufta mes Hamasit dhe Izraelit duhet të mbarojë.
“Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje. Të gjithë duan që ajo luftë të mbarojë.”- u shpreh Trump.
Ndërsa Erdogan tha se mund t’i kapërcejnë problemet e rajonit.
“Ne mund t’i kapërcejmë problemet e rajonit së bashku”, tha Erdogan.
Komente
