Ton miqësor dhe i qetë në takimin në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.
"Një pjesë e mandatit tim është të kem një marrëdhënie të shkëlqyer me vendin tuaj", i tha Trump Merz-it, të cilin e quajti "një burrë i madh, shumë i respektuar".
Merz i kërkoi hapur Trump-it të ndërhyjë tek Putini për të arritur paqen në Ukrainë, për të pasur një rol kyç që të kujtojë atë që Amerika kishte bërë në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore: "Duam që lufta në Ukrainë të përfundojë. Do të flasim me presidentin për mënyrën se si mund të kontribuojmë në këtë objektiv. Të gjithë jemi duke kërkuar masa dhe mjete për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme. Amerika është në një pozitë shumë të fortë për të bërë diçka kundër kësaj lufte dhe për t’i dhënë fund. Prandaj të flasim për çfarë mund të bëjmë së bashku dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur".
Dita e Zbarkimit “nuk ishte një ditë e këndshme për ju”, vërejti me një shaka Trump, dhe Merz u përgjigj se me Ditën e Zbarkimit filloi “çlirimi i vendit tim nga nazizmi”. Duke hyrë në thelb, presidenti amerikan më pas pretendoi se ishte ai që e bëri të mbyllej Nord Stream, gazsjellësi i dashur për rusët, tha se nuk është “mik” i Putinit, por u duk se e justifikoi kreun e Kremlinit, që “është goditur rëndë dhe do të përgjigjet duke goditur rëndë, nuk po luan”, edhe pse i ka kërkuar të mos përgjigjet dhe është i gatshëm t’i vendosë sanksione të reja “në çdo moment”. Manjati mendon se Ukraina dhe Rusia nuk do të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, dhe për të janë si dy fëmijë që e urrejnë njëri-tjetrin dhe “rrihen si të çmendur, t’i lëmë të luftojnë edhe pak”.
Trump tha se me kancelarin gjerman, pas takimit në Zyrën Ovale para gazetarëve, do të flasë edhe për trupat amerikane në Gjermani, përveçse për tarifat dhe ekonominë (“Do të kemi një marrëveshje të mirë tregtare me Gjermaninë”). Dhe më pas sulmoi ish-aleatin Elon Musk. U shpreh "i habitur" dhe "shumë i zhgënjyer" nga vendimi i Musk për të lënë departamentin për efiçencën qeveritare (Doge) në shenjë proteste ndaj ligjit të tij të buxhetit. "Po bënte një punë të mirë, jam i sigurt që ky vend do t’i mungojë".
Në fillim të takimit, Merz i dhuroi Trump-it certifikatën e lindjes të gjyshit të tij të vendosur në kornizë, Friedrich Trump, i lindur në vitin 1861 në fshatin Kallstadt, në Renani. Trump e falënderoi Merz-in për dhuratën. “Ishte një gjerman i madh”, tha me shaka.
Komente

Pershendetje! Opinioni im per kete lufte ,duke referuar inoformacionit qe vjen nga media ,megjithese per mediat kemi filluar te Mo's besojm asgje se esht nje biznes mediatik Si te behen te lexueshme por shummm shpesh thriler pa baza. Shikojm analist Puro pro rus .cfar Nuk po shikojm,lexojm E degjojm Por gjithsesi ukrahina esht ne vendin E vet Si CDO popull ne token E tij . Njesoj Si dikur ishte jugasllavia me shqiptare,kroat,slloven,maqedonas,Bosniak etj.. E te kthehet E te kerkoj perseri ti bej te vetat se dikur ka qen jugosllavi apo bashkim sovjetik . Ukrahina do fitoj kjo Nuk diskutohet por me kete president qe ka America , Europa do fitojm me shume nga kjo lufte . Kontineti vjeter ka trurin , njesoj Si te vesh ne diskutim se cili do te japi zgjidhje nje problemi : nje djal 26 vjecar apo nje I moshuar .
Përgjigju