Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prezantoi në orët e para të kësaj të Marte, tarifat e reja doganore që do të hyjnë në fuqi në datën 1 Gusht. Ai i njoftoi ato nëpërmjet letrave të cilat ua dërgoi liderëve të shteteve përkatësë. Në një listë prej 8 shtetesh ranë në sy letrat që Trump u dërgoi Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, importet e të cilave do të mbajnë përsipër 37%(mallrat serbe) dhe 35%(mallrat boshnjake). Tarifat e reja janë më të ulëta sesa ato që Presidenti amerikan prezantoi në muajin Prill. Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve - në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.
Në letrat e postuara nga Trump (të nënshkruara me shënuesin e zakonshëm të përhershëm dhe të mbyllura me lamtumirën e tij klasike tallëse "Faleminderit që na ndoqët!") ai shkroi se donte të vendoste tarifa prej 25% për importet nga Japonia dhe Korea e Jugut: "Ju lutem kuptoni se 25% është shumë më pak se ajo që nevojitet për të eliminuar hendekun në bilancin tregtar që kemi me vendin tuaj", shkruan Trump. Ai vijon në eltrat e tij me një kërcënim: "Këto tarifa do të rregullohen - lart ose poshtë - bazuar në marrëdhënien tonë me vendin tuaj."
Po me BE çfarë do të ndodhë?
Në Bruksel, lajmi për shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të tarifave doganore, erdhi ndërsa BE-ja vijonte punën për të përcaktuar kushtet e një marrëveshjeje deri në fund të javës. “Në këtë fazë nuk jam në dijeni nëse Komisioni ka marrë ndonjë letër… Qëndrimi i BE-së ka qenë i qartë që nga fillimi: “Ne kemi favorizuar një zgjidhje të negociuar me SHBA-në dhe kjo mbetet përparësia jonë”, tha Komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Valdis Dombrovskis, në konferencën për shtyp pas takimit të Eurogrupit. Zëdhënësi i Tregtisë, Olof Gill, sqaroi menjëherë: “Ne nuk do të komentojmë për letrat që nuk i kemi marrë, as për deklaratat nga administrata amerikane. Ne po vazhdojmë të punojmë drejt afatit të 9 korrikut dhe, në këtë kuptim, kontaktet midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë në një nivel politik dhe teknik.”
Shqipëria
Për Shqipërinë Donald Trump, prezantoi në një event nga Shtëpia e Bardhë në muajin Prill tarifa doganore reciproke në nivelin 10%. E njëjta shifër u vendos në atë kohë edhe për importet nga Kosova.
Komente
