Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mori pjesë në një turne i arteve marciale që u zhvillua në Miami, Florida.
Në momentin e hyrjes së tij në arenë, ai u prit me brohoritje dhe ovacione nga publiku, i cili thërriste me ngulm ‘USA, USA’. Trump përshëndeti, ndër të tjerë, komentatorin Joe Rogan dhe ish-basketbollistin Shaquille O’Neal. Në publik ishte i pranishëm edhe Robert Kennedy Jr., aktualisht Sekretar i Shëndetësisë në qeverinë e tij, raportohet në media.
Trump duket që i shtrëgon dorën , por –siç vunë re disa përdorues në rrjetet sociale, presidenti injoroi plotësisht dorën e zgjatur të Cheryl Hines, bashkëshortes së tij. Megjithatë, pamje të mëvonshme të regjistruara në arenë tregojnë presidentin sërish pranë Sekretarit të Shëndetësisë dhe bashkëshortes së tij, ndërsa bisedon me të dy.
Komente
