Presidenti amerikan Donald Trump, shpërndau atë që sipas vizionit të tij mund të jetë e ardhmja e Gazës ndërkohë që ka përhapur idenë e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza me qëllim rindërtimin e saj dhe kthimin në rivierën e Lindjes së Mesme.
Video e shpërndarë nga Trump në rrjetin e tij social Truth tregon një vend të rindërtuar ku njerëzit duken të lumtur.
Një kullë Trump e lartë, Elon Musk që hedh para, Trump që vallëzon me një valltare dhe plazhe të bukura në një qytet të ngjashëm më stilin e Dubait duken ndër të tjera në videon e shpërndarë nga Donald Trump, e cila në sfond ka një këngë të dedikuar ndaj planit të Trump për Gazën.
Komente
