Presidenti Donald Trump ka publikuar këtë të hënë (3 shkurt 2025) një video që tregon momentin kur ushtria amerikane bombardon bazat e ISIS në Somali, sulme të cilat ndodhën më 1 shkurt, me urdhër të republikanit 78-vjeçar.
“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore ushtarake të sakta kundër Planifikuesit Kryesor të Sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai kishte rekrutuar dhe udhëhequr në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetonin dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar aspak civilët. Ushtria jonë e ka pasur në shënjestër këtë Planifikues të ISIS-it për vite me radhë, por Biden dhe bashkëpunëtorët e tij nuk vepruan mjaftueshëm shpejt për ta kryer punën. Unë e bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë ata që do të sulmonin amerikanët është: “DO T'JU GJEJMË DHE DO T'JU VRASIM”,- shkruante presidenti Trump një ditë më parë.
https://t.co/DB2rvH3vzr pic.twitter.com/PK1V8YklhY
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 3, 2025