Trump-Zelensky

Bota

Trump pyet Zelenskyn: A mund ta sulmosh Moskën?

15 Korrik, 12:19| Përditesimi: 15 Korrik, 12:21

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump duket se po inkurajon Ukrainën që të rrisë sulmet ndaj Rusisë.

Prestigjiozja “Financal Times” ka mësuar se në një bisedë të fundit mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainës, Volodymyr Zelensky, kreu i Shtëpisë së Bardhë e pyeti nëse Ukraina do të ishte në gjendje të godiste Moskën, nëse SHBA do t’i sigurojë armë me rreze të gjatë veprimi.

Kjo qëndrim i fortë i Trump u zbulua gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve javën e kaluar.

Sipas raportimeve të “Financial Times”, Trump sugjeroi që Ukraina të intensifikonte ofensivën kundër Rusisë dhe e pyeti Zelenskyn nëse ai mund ta godiste Moskën me armët e siguruara nga SHBA.

Në përgjigje, Zelensky e konfirmoi se Ukraina do të mund të realizonte sulme të tilla me armët e duhura.

"Volodymyr, mund ta godasësh Moskën? Mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?", e pyeti Trump gjatë bisedës.

Zelensky iu përgjigj duke thënë: "Absolutisht. Mundemi, nëse na jepni armët".

Burimet që janë të njohura me diskutimet në Shtëpinë e Bardhë kanë treguar se dëshira e Trump për të intensifikuar presionin ndaj Presidentit rus Vladimir Putin lidhet me tri arsye kryesore.

Së pari, Trump beson se Putin po e përçmon duke bërë sikur kërkon paqe, ndërkohë që injoron thirrjen e Uashingtonit për një armëpushim.

Së dyti, ai e sheh përdorimin e fundit të bombarduesve B-2 dhe raketave Tomahawk kundër objekteve bërthamore iraniane si një provë të fuqisë ushtarake amerikane.

Së fundi, Trump mendon se Putin do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm nën kërcënimin e një presioni më të madh ushtarak.

Ndërkohë, Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë, një veprim që mund të rrisë ndjeshëm presionin ndaj Rusisë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?