Donald Trump

Trump reagon për çështjen e boksieres Imane Khelif: Me mua, burrat nuk do marrin pjesë në sportet e grave!

4 Gusht, 10:24| Përditesimi: 4 Gusht, 10:31

  • Share

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, aktualisht kandidat republikan për një tjetër mandat në krye të “Shtëpisë së Bardhë”, është përfshirë edhe në debatin e fundit të Lojërave Olimpike, për çështjen e boksieres Imane Khelif.

Ai foli për rastin e boksieres italiane Angela Carini gjatë një mitingu në Atlanta, të cilës iu desh të përballej në kushte të pabarabarta fizike, edhe pse teknikisht dhe ligjërisht kundërshtarja njihet dhe është e regjistruar e seksit femër.

"Një kampione italiane" u përplas në ring me "një person që bëri tranzicionin, një boksier të mirë mashkull. Ai e goditi dy herë aq fort, sa ajo nuk dinte se çfarë po ndodhte", tha ish-presidenti duke iu referuar Imane Khelif, shkruan "La Repubblica".

Teksa tregoi më tej edhe vizionin e tij për politikat sportive nëse do të rikthehet si president.

“Me mua meshkujt nuk do të marrin pjesë në sportet e femrave”, vazhdoi kandidati për Shtëpinë e Bardhë. “Ajo që po ndodh në Olimpiadën e Parisit, do të ndodhë edhe këtu me Kamala Harris”, shtoi ai, duke iu referuar edhe fushatës zgjedhore e kundërshtares demokrate.

Trump më pas kujtoi se si, kur me të si president, Shtetet e Bashkuara fituan të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës në Futboll për 2026 dhe Olimpiadën 2028, që do mbahet në Los Anxhelos.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?