Dënimi i lideres së ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen dhe ndalimi i kandididit presidencial është një punë shumë e madhe, tha presidenti amerikan Donald Trump.
Komenti i tij erdhi pasi gjykata në Paris e dënoi Le Pen, e cila ishte kandidatja kryesore për zgjedhjet presidenciale të 2027, me katër vjet burg, dy prej të cilave i pezullohen pasi do të mbajë byzylykun elektronik.
“Shumë njerëz menduan se ajo nuk do të dënohej për asgjë. Por ajo u ndalua për të kandiduar për pesë vjet dhe ajo është kandidatja kryesore. Kjo tingëllon si ky vend. Kjo tingëllon shumë si ky vend”, tha Trump, duke e krahasuar këtë me problemet që pati ai me drejtësinë para se të fitonte.
Dënimi i politikanes 56-vjeçare, retorika e të cilës është krahasuar vazhdimisht me atë të presidentit amerikan, është një goditje e rëndë për një nga figurat kryesore të së djathtës ekstreme evropiane, e cila u konsiderua si favorite përpara zgjedhjeve presidenciale të 2027-ës në Francë.
Foto: Marine Le Pen
Në lidhje me dënimin e Marine Le Pen për akuzën e përvetësimit të fondeve të BE-së, u solidarizuan shumë politikanë kryesisht ata konservatorë të Europës dhe të botës.
Viktor Orban kryeministri hungarez, shkroi në X në frëngjisht: ‘Je suis Marine”.
Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, reagoi gjithashtu në rrjetet sociale.
“Ne nuk trembemi… përpara me shpejtësi të plotë, mikja ime! Ata që kanë frikë nga gjykimi i votuesve shpesh kërkojnë ngushëllim nga gjykatat. Në Paris, ata e kanë dënuar Marine Le Pen dhe duan ta largojnë atë nga jeta politike”, shkroi ai.
Për dënimin e Le Pen reagoi edhe Kremlini. Zëdhënësi rus Dmitri Peskov tha se situata e Marine Le Pen përbën një shkelje të normave demokratike.
Komente
