Bota

Trump: Rihapim burgun Alcatraz, me kapacitete më të mëdha! Do mbyllim aty kriminelët më të rrezikshëm si dikur

5 Maj, 15:51| Përditesimi: 5 Maj, 16:16

  • Share

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se ai do i kërkonte Byrosë së Burgjeve për të rindërtuar dhe rihapur burgun famëkeq të Alcatraz në Gjirin e San Franciskos.

Idea e Trump është që ai të rikthehet funksional madje edhe me kapacitete më të mëdha.

“Sot, po drejtoj Byronë e Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare, për të rihapur një ALCATRAZ të zgjeruar dhe rindërtuar ndjeshëm”,- tha Trump.

Qëllimi, siç tha presidenti amerikan në rrjetet sociale për këtë, është për të "strehuar shkelësit më të pamëshirshëm dhe më të dhunshëm të Amerikës", një retorikë kjo në vazhdën e luftës së tij të famshme ndaj krimit dhe emigrantëve që shkelin ligjin në SHBA.

"Kur ishim një komb më serioz, në të kaluarën, ne nuk nguronim t'i mbyllnim kriminelët më të rrezikshëm dhe t'i mbanim ata larg nga kushdo që mund të dëmtonin”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Burgu federal i Alcatraz që ka strehuar kriminelët më famëkeq amerikanë si Al Capone, i cili u burgos atje në vitin 1963. Aktualisht ai është një nga destinacionet turistike më të njohura të San Franciskos.

Vendimi për ta mbyllur burgun përpara 62 vitesh u mor nga autoritetet për shkak se mbajtja e tij si një institucion funksional kishte kosto të larta.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?