Ish-presidenti Donald Trump, kandidat republikan për zgjedhjet

Trump rrëfen telefonatat që mori nga Zuckerberg pas atentatit të dështuar: Faji i Inteligjencës Artificiale me 'halucinacione'!

3 Gusht, 21:14| Përditesimi: 3 Gusht, 22:01

  • Share

Teksa gara presidenciale amerikane po hyn në fazën kulminante të saj, ka përfshirë indirekt edhe bosët e kompanive të rrjeteve sociale.

Ish-presidenti Donald Trump, aktualisht kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë, tha për “Fox News” se CEO i “META”, Mark Zuckerberg, e ka telefonuar shumë herë për t'i kërkuar falje për gabimet e AI (Inteligjenca Artificiale), e për t'i thënë se e respekton dhe se nuk do të mbështesë asnjë kandidat demokrat. Por ai shtoi se një veprim të tillë nuk e kanë bërë drejtuesit e kompanisë “Google”.

Në një intervistë të transmetuar dje, Donald Trump tha se ditët e fundit kishte marrë disa telefonata nga Mark Zuckerberg, themelues i Facebook dhe CEO i Meta. Zuckerberg theksohet se e kishte thirrur ish-presidentin amerikan për të kërkuar falje për gabimet e fundit të kryera nga inteligjenca artificiale e Metës, fajtor për faktin se u kishte thënë disa përdoruesve se tentativa për vrasjen e Trump, që daton që nga 13 korriku, "nuk ka ekzistuar kurrë".

Vetë kompania “Meta” kërkoi falje në një deklaratë zyrtare, duke pretenduar se përgjigjet e pasakta të inteligjencës artificiale të saj ishin pasojë e “halucinacioneve” nga të cilat vuan kjo teknologji.

“Mark Zuckerberg më telefonoi, në fakt: më thirri disa herë”, zbuloi Trump. “Ai më thirri pas asaj që ndodhi (atentati i dështuar në Pensilvani) dhe më tha: “Ishte vërtet e pabesueshme, ishte vërtet e guximshme”, sepse ai më respekton për atë që bëra atë ditë”.

Kreu i komunikimit të Metës, Andy Stone, i është përgjigjur deklaratave të Trump me një postim në rrjetin social X të Musk, ku nxirrte në pah deklaratat e Zuckerberg në “Bloomberg”, më 19 korrik: “Mark [Zuckerberg] tashmë e ka bërë publike faktin që ai nuk e mbështet asnjërin nga kandidatët (Joe Biden ishte ende në garë në atë kohë), ashtu siç nuk bëri në zgjedhjet e mëparshme”, shkroi Stone.

Zuckerberg nuk e komentoi intervistën e Trump, por ai nuk ishte indiferent ndaj reagimit të Trump ndaj të shtënave në Pensilvani.

“Të shohësh Donald Trump të ngrihet pasi u godit nga një plumb dhe të ngrejë grushtin në ajër me flamurin amerikan, është një nga gjërat më marrëzi që kam parë ndonjëherë në jetën time”, tha Zuckerberg për “Bloomberg”.

"Si amerikanë është e vështirë të mos prekesh nga ajo frymë dhe ajo luftë dhe mendoj se kjo është arsyeja pse shumë njerëzve e pëlqejnë atë", shtoi ai.

Trump tha gjithashtu për “Fox News”, se i beson Zuckerberg, duke përsëritur se CEO i Meta e ka thirrur atë "shumë herë". “Ata po punojnë për gabimin që bënë – tha ish-presidenti amerikan – dhe mendoj se do ta zgjidhin problemin. Zuckerberg nuk do të bëjë atë që bëri pesë vjet më parë, me ato 500 milionë dollarë, nuk mendoj se do ta bëjë”, shtoi ish-presidenti.

Komenti i Trump për 500 milionë dollarë mund t'i referohet shumës që Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, në fakt shpenzuan për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës. Të dy dhuruan saktësisht 400 milionë dollarë në atë kohë.

Por jo për Joe Biden, siç kanë pohuar gabimisht disa në të kaluarën. Zuckerberg dhe Chan në vend të kësaj ofruan paratë e tyre për dy organizata jofitimprurëse që ndihmuan në organizimin e zgjedhjeve që u zhvilluan katër vjet më parë.

Donald Trump dhe Mark Zuckerberg janë takuar dhe mbi të gjitha janë përplasur disa herë në të kaluarën.

Pas sulmit ndaj Kongresit më 6 janar 2021, Facebook - rrjeti social i themeluar nga Zuckerberg dhe i kontrolluar nga Meta - pezulloi profilin e Trump "për një kohë të pacaktuar", fajtor për përdorimin e platformës "për të nxitur dhunën e kryengritjes kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike".

Në një intervistë televizive, Trump tha gjithashtu se – ndryshe nga Mark Zuckerberg – “askush nga Google nuk telefonoi”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?