Donald Trump

Bota

Trump shpall tarifa doganore prej 25% për makinat e importuara në SHBA

26 Mars, 22:54| Përditesimi: 26 Mars, 23:02

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për të vendosur tarifa doganore 25 përqind për makinat e importuara në SHBA, duke zgjeruar luftën tregtare globale që filloi pasi ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se ai pret që firmat e automjeteve të zhvendosen në SHBA ose të zgjerojnë ato ekzistuese. 

Sipas presidentit amerikan, tarifat do të hyjnë në fuqi më 2 prill dhe do të jenë të përhershme.

“Ajo që ne do të bëjmë është një tarifë 25% për të gjitha makinat që nuk janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara. Ne fillojmë me një bazë prej 2.5%, që është ajo në të cilën jemi, dhe shkojmë në 25%", tha Trump në Zyrën Ovale.

“Ky është fillimi i Ditës së Çlirimit në Amerikë”, tha presidenti amerikan, duke shënjestruar vendet për të cilat tha se "bëjnë biznes në vendin tonë dhe na marrin punët dhe pasurinë tonë”.

Më 2 Prill, një ditë që Trump e ka quajtur si "dita e çlirimit", ai pritet të zbulojë një gamë të gjerë të të ashtuquajturave tarifa reciproke, taksa për mallrat e importuara që administrata e re amerikane argumenton se tatohen në mënyrë të padrejtë nga partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?