Donald Trump i sapozgjedhur President i SHBA-ve dhe Elon Musk

Trump shpërblen Musk: Do e emërojë në krye të ‘Doge’, departamenti i ri për Efikasitetin e Qeverisë së SHBA-ve! Do kontrollojë efikasitetin e administratës

13 Nëntor, 07:03| Përditesimi: 13 Nëntor, 08:40

  • Share

Nju Jork- Një javë pasi është zgjedhur për herë të dytë si President i SHBA-ve, Donald Trump ka nisur të “lëvizë letrat’ e tij për njerëzit me të cilin do drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

Ashtu sikurse gjatë fushatës elektorale, duket se numri dy, do të jetë manjati i teknologjisë motorike dhe industrisë hapësinore, Elon Musk.

“Trump shpërblen Musk, emërohet kreu i departamentit të ri për Efikasitetin e Qeverisë”, shkruan “La Repubblica”.

Nuk ka detaje të hollësishme mbi kompetencat e këtij sektori qeveritar, por duket se Musk do të mbikëqyrë punën e kabinetit të Trump, pra do të jetë si një “qen roje” i tij në administratë.

Dhe tani të gjithë e kanë mëse të qartë:

“Trump do të emërojë vetëm aleatë besnikë në qeveri, të cilët i garantojnë atij të zbatojë axhendën e tij në praktikë pa mendime të dyta personale”.

Ashtu siç bëri me Elon Musk, i cili së bashku me Vivek Ramaswami do të drejtojë “Doge”, pra departamentin për efikasitetin e qeverisë, i cili do të duhet të garantojë funksionalitetin e makinës shtetërore.

Ora 08:37
Trump zgjedh John Ratcliffe si drejtorin e ri të CIA-s

1731483544_johnratcliffe.JPG

Drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i zgjedhur nga Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n.

“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit”, tha Trump në një postim të Truth Social sipas mediave vendase.

Ratcliffe ishte një kongresmen republikan me tre mandate përpara se të shërbente në administratën e parë të Trump në mesin e vitit 2020, duke mbyllur një rrugë të gjatë.

Ratcliffe nuk ka komentuar menjëherë për emërimin e tij dhe emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati.

Trump e kishte emëruar Ratcliffe për herë të parë në këtë post një vit në 2019, por Ratcliffe e tërhoqi nominimin e tij pasi u shfaqën shqetësime në lidhje me kualifikimet e tij për këtë punë dhe nëse ai kishte ndërhyrë në të dhënat si prokuror federal.

Ratcliffe u konfirmua me sukses një vit më vonë pasi Trump e emëroi edhe një herë atë si oficerin më të lartë të inteligjencës në vend.

Ratcliffe së pari tërhoqi vëmendjen e Trump pas mbrojtjes së tij të fortë gjatë seancave dëgjimore për shkarkimin, për të cilat ai u emërua më pas si pjesë e ekipit të mbrojtjes së Trump gjatë shkarkimit të tij të parë.

“John është një njeri i shquar me talent të madh!” postoi Trump në Twitter duke njoftuar nominimin e parë të Ratcliffe.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?