Fotografia e qenit-heroit Conan që mori pjesë në sulmin ndaj liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, ka bërë xhiro në të gjithë botën.
Presidenti Donald Trump e ka vlerësuar qenin hero me medaljen e nderit, medalja më e lartë për heronjtë e luftës.
Por New York Times zbulon se fotografia e Trump me qenin është e rreme.
Fotografia që ka shpërndarë Trump, sipas Daily Wire, një sit konservator, është në të vërtetë një version i modifikuar i një fotografie të vjetër të Trump që i jep medaljen e nderit në vitin 2017, James McCloughan, një mjek në pension i ushtrisë amerikane i nderuar për shpëtimin e jetës së dhjetë personave gjatë Luftës së Vietnamit.
“Një hero amerikan” shkroi presidenti, duke ripostuar kështu foton që faktikisht, kishte ndryshuar fytyrën e James McCloughan, një veteran nga Vietnami, të cilit i dha Medaljen e Nderit në vitin 2017, duke vendosur në vend të saj kokën e qenit.
Po përmes Twitterit, Trump konfirmoi se Conan do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë nga java e ardhshme. Ndonëse kritikët u lëshuan me qortime mbi presidentin duke thënë se ai nuk ka respektuar imazhin e veteranit, vetë McCloughan tha se nuk mërzitej, dhe se Conani e meritonte.
“Një gjë e tillë, praktikisht e njeh qenin si pjesë të atij ekipi njerëzish të guximshëm”, u shpreh ai për New York Times.
Komente
