Politikë

'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva

3 Shkurt, 14:48| Përditesimi: 3 Shkurt, 15:34

  • Share

TIRANË - Ish-ambasadori Agim Nesho foli në Report Tv, mbi politikat e reja që Donald Trump po përpiqet t’i imponojë botës. Nesho thotë se filozofia e Trump nuk është më ajo e fuqizimit të aleatëve në botë.

'Për Trump, Amerika nuk ka kohë për fuqizimin e aleatëve të tyre, kur nuk mundet të fuqizojë ekonominë dhe ushtrinë e saj. Do fuqizojë atë që është baza ‘Amerika e para’', tha Nesho për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri'.

Lidhur me pretendimet në Kanada dhe Groenlandë apo ultimatumet që Jordania dhe Egjipti të pranojnë palestinezët, Nesho thotë se kjo gjuhë është për të treguar fuqinë që ka shteti që Trump drejton.

'Atë që projekton presidenti Trump, është gjuha për të hetuar fuqinë e shtetit që përfaqëson, jemi mësuar me një mënyrë tjetër të filozofisë amerikane që ishte internacionalizmi, fuqizimi i aleancave. Gjysma e buxheti e SHBA bëhet për të përkrahur partnerët e tyre. Por a do mbështet një fuqi e para, kur ndihet që Kina është bërë kompetitori kryesor? A do investojë Amerika në teknologjinë e re. Kemi me një doktrinë tjetër. Rendi botëror ka pësuar krisje. Jemi në fillimet e një rendi tjetër botëror. Ku fuqi si Kina, Rusia, Brazili kanë kontestuar rendin ndërkombëtar. Përpiqen të shtojnë zonat e influencës. Që janë zona influence politike apo dhe ekonomike ushtarake, kemi një përfaqësim të ri duke u përshtatur këtij realitetit të botës. Ne na dukej ndryshe.'

Për Kanadanë dhe Panamanë, Trump kërkon rikthimin e doktrinës Monroe, që gjithë kontinenti t’i përkasi Amerikës.

'Trump kërkon një unitet , zona e perëndimit ti përkasi perëndimit. Që shtetet amerikane të dy kontinentëve të rikthehet doktrina Monroe, ti mbetet amerikanëve. Ka patur influenca të tepërta të rusëve dhe kinezëve. Edhe kjo që po ndodh në Panama është ridimensionim i këtyre projekteve.'

Për Elon Musk, Nesho thotë se është një gjeni i teknologjisë, ndërsa deklaratat e tij të forta nuk janë ato të një politikani.

'Elon Musk është një gjeni i teknologjisë, por nuk është një politikan i mirëfilltë. Është boshti për të mbledhur të gjithë teknologjinë e re. Duhen marrë me rezerva deklarata e tij politike. Problemi i Trump e shikon marrëdhënien me Europën jo në marrëdhënie të barabarta, por duhen respektuar të drejtat e Amerikës. Nuk mund të paguajnë amerikanët për europianët, që nuk janë në një gjendje si të pas luftës së dytë botërore, por janë në një gjendje shumë më të avancuar. Është para një konfrontimi me lindjen dhe duhet të rrisin shpenzimet ushtarake. Është një presion për Europën. Europa para një dileme, duhet të rishqyrtojë politikën e mbrojtjes, dhe së dyti se si duhet të përshtatemi në një politikë amerikane. Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbrojtja e re e Europës nuk bëhet brenda vitit.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?