Trump: Sondazhet tregojnë qartë se unë fitova debatin ndaj Harris, nuk do të ketë një të tretë

13 Shtator, 00:22| Përditesimi: 13 Shtator, 19:33

  • Share

Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten se nuk të ketë një debat tjetër me zëvendëspresidenten Kamala Harris, duke pretenduar se kjo e fundit e humbi përballjen e tyre të martën mbrëma, edhe pse sondazhet kanë treguar të kundërtën.

“Kur një fitues i çmimeve humbet një luftë, fjalët e para që dalin nga goja e tij janë: Dua një ripërballje. Sondazhet tregojnë qartë se unë fitova debatin kundër Kamala Harris, Kandidatja e Majtë Radikale e Demokratëve, dhe ajo menjëherë bëri thirrje për një debat të tytë,” shkroi Trump në Truth Social.

Më tej ai ritheksoi pretendimin e tij se Harris dhe Joe Biden kanë shkatërruar vendin, ndërsa shtoi:

“Të gjithë e dinë këtë, dhe të gjitha problemet e tjera të shkaktuara nga Kamala dhe Joe. U diskutua në detaje gjatë debatit të parë me Joe dhe debatit të dytë me Harris. Ajo nuk u shfaq në debatin e Fox dhe refuzoi të bënte NBC & CBS. Kamala duhet të përqendrohet në çfarë duhet të bërë gjatë periudhës së fundit gati katër javore. Nuk do të ketë debat të tretë”, shtoi ai.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?