Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka akuzuar homologun e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa se nuk e ka adresuar si duhet çështjen e dhunës kundër fermerëve të bardhë.
“Tokat e tyre po rrëmbehen, ata po vriten dhe qeveria nuk bën asgjë”, deklaroi presidenti amerikan.
Lideri amerikan, në një sulm të ngjashëm me atë ndaj Zelenskyt, ka shkuar dhe më tej duke shfaqur disa video ku shfaqeshin fermerët që dhunoheshin.
Trump i drejtoi të pranishmit në dhomë drejt një televizori, ku u shfaq një dokumentar i politikanit jugafrikane, Julius Malema, i cili këndon një këngë, për të cilën përfshihet edhe vargu "qëlloni Boerët", që i referohet fermerëve të bardhë në vend.
“Është një pamje e tmerrshme, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”.
Ramaphosa reagoi menjëherë pas këtyre akuzave duke thënë se aktet e dhunës ishin vepër e "një pakice ekstremistësh, por kjo gjë nuk është linja e qeverisë".
“Në vendin tonë ka kriminalitet dhe njerëzit që vriten në Afrikën e Jugut nuk janë vetëm të bardhë, por ka edhe njerëz me ngjyrë. Fjalimet dhe veprimet e Malemës nuk janë politikë qeveritare”, tha ai.
Komente

Si esht e mundur qe e gjith bota ndegjon kur flet nji Idiote president i Amerikes Donalld Trump kur aspak nuk e njeh hitorine e te bardheve te Afrikes Jugore qe me dekada torturuan popullin Zezak te Afrikes kurse sot behen fajtore ,pse nuk flet per Izraelin qe vet e paguan gjenocidin qe ndodhe kunder femijve te Gazes kur as HITLERI nuk e beri kete cka ben sot Izraeli dhe Trumpi ne Gaza turp ti vjen qe te flasi.
Përgjigju