Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot për një darkë zyrtare kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në resortin e tij të golfit në New Jersey, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Takimi vjen vetëm tre ditë pas një sulmi ajror të paprecedentë nga Izraeli ndaj drejtuesve të lartë të lëvizjes palestineze Hamas, gjatë një takimi të tyre në një kompleks banimi në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Në darkë do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Whitkoff, i cili do të bashkohet me Trump dhe Al Thani për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.
Pas sulmit Trump tha se ishte i pakënaqur me sulmin e Izraelit, të cilin e përshkroi si një veprim të njëanshëm që nuk avanconte interesat e SHBA-së ose Izraelit.
Uashingtoni e konsideron Katarin si një aleat të fortë. Katari ka qenë një ndërmjetës kryesor në negociatat afatgjata për një armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza, për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza.
Komente
