Trump dhe homologu finlandez

Bota

Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA

29 Mars, 21:53| Përditesimi: 29 Mars, 21:58

  • Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua të shtunën me homologun finlandez, Alexander Stubb, të cilët diskutuan për forcimin e partneritetit dypalësh, duke përfshirë blerjen e akullthyesve për Shtetet e Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i SHBA, përmes një postimi në Truth Social. 

“Presidenti Stubb dhe unë presim me padurim të forcojmë partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Finlandës, dhe kjo përfshin blerjen dhe zhvillimin e një numri të madh të akullthyesve të nevojshëm për SHBA-në, duke ofruar paqe dhe siguri ndërkombëtare për vendet tona dhe botën”, tha Trump.

Nga ana tjetër, zyra e presidentit të Finlandës tha në një deklaratë se takimi Mar-a-Lago, Florida ishte joformal. 

Finlanda ka një traditë të gjatë në projektimin dhe ndërtimin e akullthyesve, pasi pjesa më e madhe e tregtisë së saj detare varet nga funksionimi i porteve që ngrijnë gjatë dimrit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?