Donald Trump dhe Vladimir Putin
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump foli të enjten (07 Nëntor 2024) përmes telefonit, me presidentin rus Vladimir Putin.
Kjo ishte biseda e parë telefonike midis të dyve që kur Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, raporton Washington Post.
Gjatë telefonatës, Trump i kërkoi Putinit të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë
Washongton Post thotë se Trump i kujtoi presidentit rus “praninë e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë”.
Kujtojmë se më 7 Nëntor - datë që Washington Postr pretendon të ketë ndodhur biseda telefonike mes Trump dhe Biden - republikani tha në një intervistë për NBC se nuk kishte folur ende me presidentin rus.
Po kështu, gjatë një konference ndërkombëtare në Soçi në Detin e Zi, më 7 Nëntor, Putin tha se ishte i gatshëm të fliste me Trump. duke nënkuptuar se një bisedë mes tyre nuk kishte ndodhur ende.
Gjatë fushatës së tij, Trump ka përsëritur shpesh se nëse rizgjidhet president i SHBA, do t’i japë fund luftë në Ukrainë brenda 24 orëve nga nisja e detyrës, përmes një marrëveshjeje të negociuar.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Trump telefonoi Putin: Ndaloni përshkallëzimin! Media: 50 mijë ushtarë rusë dhe koreano-veriorë të vendosur në Kursk gati për të sulmuar! Kremlini: Sinjale pozitive nga Trump
K.M//ReportTv.al