Bota

Trump tha se do të furnizojë me raketa Patriot Kievin, Kremlini: Ata kanë marrë gjithmonë pajisje ushtarake nga SHBA-të

14 Korrik, 14:05| Përditesimi: 14 Korrik, 14:08

  • Share

Foto:Dimitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov pas deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump mbi furnizimin e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë është se dërgesat e armëve dhe municioneve amerikane në Kiev kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë.

“Tani, duket se këto furnizime do të paguhen nga Evropa, disa do t’i paguajnë, disa jo. Fakti mbetet se furnizimi me armë, municione dhe pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara ka vazhduar dhe vazhdon në Ukrainë”, u tha Dmitry Peskov gazetarëve.

Peskov tha gjithashtu se Kievi me sa duket nuk po nxitohej për një raund të tretë bisedimesh për paqe, duke shtuar se Rusia ishte gati për negociata të tilla dhe po priste sqarime mbi orarin nga Ukraina.


Lajmi kryesor:

Trump: SHBA-të do të dërgojnë raketa Patriot në Ukrainë! Putin 'flet mirë', por pastaj i bombardon në mbrëmje


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?