Pas largimit herët nga takimi i G7 në Kanada, Donald Trump ka thumbuar presidentin francez Emmanuel Macron. Trump thotë se Macron gaboi kur deklaroi se ai u largua nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, duke shtuar se “është diçka më e madhe se kaq”.
Më tej, ai shton “qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon”.
“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkon publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t'u kthyer në Uashington për të punuar për një "armëpushim" midis Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më tepër se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!”, ka shkruar Trump në Truth Social.
Arsyeja e largimit të Trump mund të ketë qenë një mbledhje e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë. Fox News raporton se Presidenti amerikan ka urdhëruar që anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të takohen me të, në atë që quhet Dhoma e Situatave (Situation Room).
Lajmi kryesor:
Vritet shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm në Iran, goditet selia e Mossadit në Izrael! Sulme të reja nga Teherani! Trump: Jo armëpushim, por fund lufte
Xh.D/A.I/ReportTv.al