Donald Trump

Bota

Trump u përgjigjet amerikanëve pas kritikave për përplasjen me Zelenskyn: Mendoni për vete, jo për Putinin, se përfundojmë si Evropa

3 Mars, 12:06| Përditesimi: 3 Mars, 12:10

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është përgjigjur ndjekësve në rrjete sociale, mbi përplasjen që pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aludimeve se nuk po mbështet Ukrainën por presidentin rus, Vladimir Putin.

Në postimin e tij në “Truth social”, Trump u ka kërkuar amerikanëve që të përqendrohen më pak te presidenti rus dhe më shumë te sfidat e brendshme të vendit.

“Duhet të harxhojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë për bandat e dhunshme të emigrantëve, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet e shëndetit mendor që hyjnë në vendin tonë – në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa!”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Këto komente vijnë pas takimit mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, përplasje e cila shkaktoi reagime të ndryshme në opinionin publik amerikan lidhur me qasjen e administratës amerikane ndaj luftës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dreqi portokalli: 03/03/2025 18:18

    Sigurisht duhet te largosh vemendjen e amerikaneve nga politikat serioze e skandaloze qe po ndjek pro Rusise, ashtu sic bere kur more votat duke fryre probleme te vogla, perfshire uljen e cmimit te vezeve.PO shkaterron arsimin dhe dijen, i ke hyre me furi pushimit nga puna te shkencetareve dhe mbylljes se ministrise se arsimit, qe te drejtosh si mbret masat qe do behen e gjithnje e me injorante..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?