Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum ndaj Rusisë duke thënë se ka 10 ditë kohë për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë.
Në një fluturim për në Uashington nga Skocia, ku Trump ndodhej në një vizitë pesë-ditore, tha për mediat se Rusia ka afat “dhjetë ditë nga sot”.
Trump kishte njoftuar se do të vendoste presion më të rreptë kohor ndaj udhëheqësit rus, duke kërcënuar se do të vendoste sanksione të reja ekonomike nëse Moska nuk ndërmerr hapa për të ulur tensionet, sipas mediave të huaja.
“Ne do të vendosim tarifa dhe masa të tjera. Nuk e di nëse ato do të ndikojnë në Rusi, sepse është e qartë se ata duan të vazhdojnë luftën”, shtoi ai.
Komente
