Bota

Trump: Unë e di saktësisht se çfarë po bëj për Rusinë dhe Ukrainën

18 Gusht, 16:37| Përditesimi: 18 Gusht, 16:38

  • Share

1755299052_donaldtrump.jpg

“E di saktësisht çfarë po bëj me Rusinë dhe Ukrainën. Jam këtu për t’i dhënë fund luftës”. Kështu u shpreh Donald Trump në rrjetin e tij social Truth. “Kam zgjidhur 6 luftëra brenda 6 muajsh, njëra prej tyre një katastrofë e mundshme bërthamore, dhe megjithatë më duhet të lexoj e dëgjoj Wall Street Journal dhe shumë të tjerë që thonë gjithçka që po e bëj gabim me çështjen Rusi-Ukrainë. Kjo është lufta e Biden dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë sikur të isha unë president. E di saktësisht çfarë po bëj dhe nuk kam nevojë për këshillat e njerëzve që kanë punuar për vite të tëra mbi këto konflikte dhe nuk kanë qenë në gjendje t’i zgjidhin”, tha Trump.


Lajmi kryesor:

Bisedimet për Ukrainën/ Shefi i NATO dhe 6 liderët e Evropës mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë! Trump: E di se çfarë po bëj! Zelensky: Putin poshtëron paqen


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?