Presidenti i SHBA, Donald Trump urdhëron ndërtimin e një paraburgimi për emigrantët në Gjirin e Guantanamos me kapacitet deri 30 mijë persona.
Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë, ku tashmë strehohen emigrantë do të jetë e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë amerikane për të dyshuarit për terrorizëm dhe do të përdoret për Haitianët dhe Kubanët të kapur në det.
Tom Homan, i ashtuquajturi Cari i Kufitit i Trump tha se objekti në Gjirin e Guantamos do të zgjerohet për të huajt e paligjshëm që kërcënojnë popullin amerikan.
Objekti në Gjirin e Guantanamos u krijua në 2002 pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Barack Obama dhe Joe Biden, kërkuan të mbyllnin burgun e Guantanamos pas raporteve ndërkombëtare për tortura dhe trajtim çnjerëzor të të huajve.