Donald Trump

Bota

SHBA/ Trump urdhëron shkarkimin e prokurorëve që punuan gjatë mandatit të Biden: Departamenti i Drejtësisë ishte politizuar si kurrë më parë

19 Shkurt, 11:32| Përditesimi: 19 Shkurt, 11:42

  • Share

SHBA-Presidenti Donald Trump urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë që punonin në administratën e Bidenit, duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë se ishte "politizuar" si kurrë më parë në historinë e vendit.

“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë. Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë që fillon sot”, shkruan ai në rrjetet sociale. 

Fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi administrata Trump u raportua kohët e fundit se kishte “shkarkuar më shumë se 20 prokurorë të emigracionit nga Departamenti i Drejtësisë”, të cilët ishin “punësuar së fundmi” për të shërbyer si “gjyqtarë pro emigracionit në gjykatat e emigracionit të vendit”.

Sipas mediave të huaja, administrata Trump është raportuar gjithashtu të ketë pushuar mbi një duzinë prokurorësh që kishin punuar më parë në rastet e prokurorit special Jack Smith kundër Trump, me një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?