Bota

Trump vendos sanksione të reja ndaj Iranit (VIDEO)

25 Qershor 2019, 09:24| Përditesimi: 25 Qershor 2019, 10:57

  • Share

Duket se SHBA i kanë dhënë fund përgjithmonë diplomacisë midis Washingtonit dhe Teheranit. Presidenti amerikan ka firmosur urdhërin për sanksione të reja ndaj Iranit duke vënë liderin suprem Ali Khamenei, i definuar si "përgjegjës i sjelljeve armiqësore" përballë një offensive të re nga ana e Washingtonit.

Pas këtij veprimi nuk ka munguar reagimi nga ana e Teheranit.

"Nuk ka dyshim se nëpërmjet sanksioneve, SHBA duan të ushtrojnë presion ndaj Iranit. Ne e kemi të pamundur të dialogojmë me dike që flet me gjuhën e kërcënimeve” – tha Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Majid Taht-Ravançi.

Me doza më të forta është shprehur në Twitter Ministri i Jashtëm Iranian Zarif, i cili akuzon Shtëpinë e Bardhë se përçmonë diplomacinë dhe është e etur për luftë.

Në këtë klimë tensioni, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo po udhëton në rajonin e trazuar për të bindur aleatët e vet të rrisin izolimin ndaj Iranit. Pas sulmeve në depozitat e naftës dhe rrëzimit të një avion-droni amerikan nga ana e iranit, nuk përjashtohet mundësia e gjenerimit të një konflikti të armatosur.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?