Donald Trump

Bota

Trump vendos tarifa doganore prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit! Ursula von der Leyen: Kjo masë nuk do të mbetet pa përgjigje

11 Shkurt, 08:14| Përditesimi: 11 Shkurt, 12:50

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa doganore në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me përshkallëzim të luftës tregtare, që ka tronditur tregjet në gjithë botën.

Pas këtij vendimi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u zotua të martën se do të marrë masa "të forta dhe proporcionale.

“Tarifat janë taksa të këqija për biznesin dhe më keq për konsumatorët”, tha Von Der Leyen në një deklaratë. 

Tarifat e “pajustifikuara” 25 për qind për çelikun, aluminin dhe tarifat reciproke për produktet e tjera “nuk do të mbeten pa përgjigje”, shtoi ajo.

Trump zgjeroi tarifat e tij doganore të çelikut dhe aluminit për të mbuluar të gjitha importet, duke anuluar në mënyrë efektive marrëveshjet e mëparshme tarifore me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë dhe të tjerët.

“Është një punë e madhe. Ky është fillimi për ta bërë Amerikën përsëri të pasur”, tha Trump të hënën mbrëma.

Në vitin 2018, kur Trump vendosi për herë të parë tarifa doganore për importet e çelikut dhe aluminit, BE-ja u përgjigj duke vendosur tarifat e veta për Harley Davidsons, xhinse, uiskin dhe disa produkte të tjera.

Të dy palët më pas, i pezulluan tarifat. Politko thotë se Europa renditet e treta si burim nga SHBA importojnë çelikun dhe aluminin. Von der Leyen do të takohej më vonë të martën me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance, i cili po viziton Evropën. Deklarata e saj e shkurtër, e cila u ndal në hakmarrjen e drejtpërdrejtë tregtare, mund të tregojë një përpjekje për negociata.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?