Presidenti amerikan Donald Trump synon që të vendosë një normë tarifash midis 10 dhe 15 për qind.
"Do të jenë mbi 150 vende, të cilave do t'u dërgojmë një njoftim mbi këto tarifa”, u tha Trump gazetarëve.
Ai nuk e përjashtoi edhe mundësinë që të arrijë marrëveshje me Bashkimin Evropian, ndaj të cilit pati disa kritika.
“BE ka qenë brutal me ne, dhe tani po sillet shumë butësisht. Ata duan të arrijnë një marrëveshje dhe nëse realizohet, ajo do të jetë shumë ndryshe nga marrëveshja që kemi pasur prej vitesh", tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Komente
