Bota

Trump zbulon pa dashje 'sekretet' e marrëveshjes me Meksikën

12 Qershor 2019, 15:16| Përditesimi: 12 Qershor 2019, 15:24

  • Share

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zbuluar pa dashje disa detaje të marrëveshjes së tij të emigracionit me Meksikën.

Ai nuk pranoi t'i diskutonte planet me gazetarët, duke thënë se ata ishin "sekret".

Por, ai e tha këtë ndërsa mbante në duar një letër që kishte specifikat e marrëveshjes, e cila më pas u fotografua nga mediat.

Nëse nuk ndalet vala e migrantëve, Presidenti Trump ka kërcënuar më vënien tarifave në importet e Meksikës.

Në dokumentin e fotografuar shihet se Meksika është pajtuar për të ndalur migrantët. Aty po ashtu është thënë, se nëse Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se masat nuk kanë pasur mjafueshëm sukeses, atëherë, Meksika detyrohet të marrë masa të tjera ligjore.

Ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, ka konfirmuar se Meksika ka vetëm 45 ditë për të treguar se ka kapacitet për të ndaluar valën e migrantëve. Aktualisht ky shtet do të angazhojë 6,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në kufi me Guatemalën.

Megjithatë Ebrard ka përmendur se negociatorët amerikanë i kanë kërkuar Meksikës që të ndalojë plotësisht kalimin e meksikanëve në SHBA, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë është e pamundshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?