Pak përpara nisjes për në Londër ku do të zhvillojë një vizitë, Presidenti amerikan Donald Trump foli për reporterët nga gaza ajrore Joint Base Andrews. Ai përmendi krizën në Ukrainë. "Zelensky-t do t'i duhet të bëjë një marrëveshje", tha Trump por pa shpjeguar më shumë. Të hënën Presidenti amerikan kishte folur për vështirësinë e një takimi mes Vladimir Putin e Presidentit ukrainas dhe se do të duhej ti bindë të dy. Më herët gjatë kësaj të marte Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se javën e ardhshme Trump mund ta takojë Zelensky-n.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur! Rubio: Trump-Zelensky mund të takohen javën e ardhshme
A.I/ReportTv.al