Donald Trump

Bota

Trump: Zelensky do të vijë në Uashington të premten për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla në Ukrainë

26 Shkurt, 18:33| Përditesimi: 26 Shkurt, 21:48

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Uashingtonin të premten për të nënshkruar një marrëveshje mbi mineralet e rralla. Lajmin, Trump e konfirmoi në mbledhjen e parë të kabinetit të tij presidencial, të cilën e zhvilloi sot (26 shkurt 2025).

Kjo marrëveshje do t'i japë SHBA-së akses në burimet natyrore të Ukrainës, duke përfshirë mineralet e rralla, në këmbim të mbështetjes financiare dhe investimeve për rindërtimin e vendit.

Sipas marrëveshjes, 50% e të ardhurave nga shfrytëzimi i këtyre burimeve do të shkojnë në një fond të përbashkët të menaxhuar kryesisht nga SHBA-ja. Megjithatë, marrëveshja nuk përfshin garanci specifike të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Presidenti Zelensky e ka vlerësuar këtë takim si një "sinjal shumë të mirë", duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën në kontekstin e luftës aktuale. Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën për të diskutuar qartë mbi mbështetjen ushtarake dhe mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për mbrojtjen e Ukrainës.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur administrata Trump ka kërkuar qasje në mineralet e rralla të Ukrainës si kompensim për ndihmën financiare dhe ushtarake të ofruar gjatë viteve të fundit. Ndërkohë, disa zyrtarë në Kiev kanë shprehur shqetësime lidhur me kushtet e marrëveshjes dhe mungesën e garancive të qarta të sigurisë nga ana e SHBA-së.

Ora 21:44
Trump: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do t’i ofrojë Evropa, jo SHBA

1740602767_674cac48632c4527eaac08dd4a81.jpg

Marco Rubio, Donald Trump dhe Pete Hegseth

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se nuk do të jenë Shtetet e Bashkuara por Evropa që do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën.

Komentet, Trump i bëri gjatë mbledhjes së parë me anëtarët e kabinetit të tij, si përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, nëse marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit mbi mineralet do të përmbajë garanci sigurie për Ukrainën.

Të mërkurën presidenti Trump konfirmoi se Zelenskiy do të vijë në Uashington të premten, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofronin garanci të gjera sigurie.

"Unë nuk do të jap garanci sigurie të gjera, ne do t’ia kërkojmë Evropës ta bëjë këtë", tha zoti Trump.

Ora 21:35
Trump: Ukraina të harrojë anëtarësimin në NATO

1740602150_191300624c0274bd94afc43a4b02.jpg

Marco Rubio, Donald Trump dhe Pete Hegseth

“Harrojeni” anëtarësimin e Ukrainës në NATO, sepse “ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse filloi lufta”.

Kështu deklaroi Donald Trump, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi “lëshimet” e mundshme që është i gatshëm t’i bëjë Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 27/02/2025 12:36

    Pra lufta dote vazhdoj nese Evropa duhet ti garantoj Ukraines ata nuk duan paqe Ukraina ra dakorde ne vitin 2015 ne Minsk por Merkell, Fransua Hollande ,dhe Britania refuzuan ku i premtuan Ukraines ndihme ushtarake qe te vazhdoj luften dhe keshtu ndodhi ,kurse trumpi tani tani don vetem mineralet dhe keshtu qe Ukraina te armatoset te vazhdon luften por Rusia esht e pregaditur

    Përgjigju
  • Beni: 26/02/2025 22:34

    Me ne fund doli njeri qe thote te verteten perse eshte bere lufta midis Rusise dhe Ukraines

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?