Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ka zgjedhur ish-kryeministrin britanik Tony Blair për të kryesuar administratën e përkohshme që do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Këtë e bëri të ditur gazeta La Repubblica, duke ju referuar medias izraelite Ynet.
Tony Blair, njihet nga shqiptaret për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, si dhe për afërsinë me kryeministrin Edi Rama, i cili këshillohet shume me të.
Një javë më parë, Times of Israel zbuloi autorizimin e presidentit të SHBA-së për Blair për të mbledhur palët e interesuara rajonale dhe ndërkombëtare rreth propozimit të ish-kryeministrit britanik për të krijuar një organ kalimtar pas luftës për të qeverisur Rripin e Gazës.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner, kanë mbërritur në hotelin e Nju Jorkut ku po qëndron kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili do të mbajë një fjalim nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mediat izraelite raportuan se Netanyahu mbërriti në Shtetet e Bashkuara disa orë më parë.
Komente
