Trump i thotë jo debatit në distancë me Biden: E papranueshme, nuk jam i infektuar nga Covid

8 Tetor 2020, 14:14| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 17:15

  • Share

Debati i ardhshëm midis presidentit amerikan Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden do të jetë virtual.

Kjo u vendos nga komisioni organizator i eventit, për përballjen e dytë në këto zgjedhje presidenciale.

Komunikimi vjen më pak se një javë pas njoftimit se Trump ishte infektuar nga Covid.

Megjithatë Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një format të tillë debati.

“Nuk do të marr pjesë në debat virtual. Nuk do të humb kohën time në debat virtual”, është cituar të ketë thënë ai për Fox Business.

Debati i dytë në mes të dy rivalëve është planifikuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Ky vendim vjen pasi presidenti Trump vazhdon të trajtohet për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku i tij ka thënë se ai nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë.

Natën e kaluar është mbajtur debati i parë në mes të dy kandidatëve për pozitën e zëvendës-presidentit në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja demokrate për këtë pozitë, Kamala Harris, është përballur me nënpresidentin aktual të SHBA-së, Mike Pence, për një varg çështjesh, ndonëse koronavirusi ka qenë në qendër të tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?