Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e së dielës, ku kanë diskutuar për një marrëveshje ekonomike Mbretëri e Bashkuar-SHBA, raporton Sky News.
"Ata diskutuan negociatat produktive midis ekipeve të tyre përkatëse për një marrëveshje të prosperitetit ekonomik MB-SHBA, duke rënë dakord që këto të vazhdojnë me ritmin këtë javë", tha një zëdhënës i Downing Street.
Duke diskutuar për Ukrainën, Starmer e informoi Trump për diskutimet në takimin e 'Koalicionit të Vullnetit' në Paris këtë javë, si dhe u dakordësuan se është e nevojshme që të rritet presioni kolektiv ndaj Putinit.
"Ata ranë dakord të qëndrojnë në kontakt në ditët në vijim", shtoi zëdhënësi.
Kujtojmë që më herët gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan tha se ishte i acaruar me homologun rus ndërsa e kërcënoi me tarifa doganore ndaj naftës ruse nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë.
Komente
