Zelensky ne kongresin amerikan, foto arkive

Bota

Trump-Zelensky, gënjeshtra dhe shantazhe! Rrënjët e armiqësisë, nga telefonata për të gjetur prova kundër Hunter Biden deri te impeachment

1 Mars, 13:18| Përditesimi: 1 Mars, 13:22

  • Share

Janë të vjetra marrëdhëniet e tensionuara mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky. Që prej një telefonate të 25 korrikut 2019, gjatë mandatit të parë të Trump. Ish-presidenti amerikan, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2020-s, kërkonte të godiste rivalin e tij demokrat Joe Biden. Djali i Biden, Hunter, ishte anëtar i bordit të kompanisë ukrainase të gazit Burisma, pavarësisht mungesës së përvojës në këtë sektor. I dyshuar për korrupsion, Burisma u bë objekt hetimi nga avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Bill Barr.

Kur nuk u gjetën prova, Trump ndërhyri personalisht, duke i kërkuar Zelenskyt përmes një telefonate që të siguronte dëshmi kundër Hunter dhe Joe Biden dhe të ndihmonte Giuliani dhe Barr në hetimet e tyre. Ndërkohë, Trump bllokoi një paketë ndihmash ushtarake për Ukrainën, të miratuar nga Kongresi, si mjet presioni ndaj Kievit.

Në shtator 2019, një agjent i CIA-s denoncoi Trumpin për përdorim të pushtetit presidencial për të kërkuar ndërhyrje të huaj në zgjedhjet amerikane. Pas kësaj, Trump u detyrua të zhbllokonte ndihmën ushtarake për Ukrainën, por Kongresi amerikan nisi procedurat për impeachment, të cilat u formalizuan në dhjetor. Në fund, Senati i dominuar nga republikanët e shpëtoi Trumpin nga shkarkimi.

Pas humbjes së Trumpit në zgjedhjet e 2020-s dhe fitores së Biden, tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë u përshkallëzuan, deri te pushtimi rus i Ukrainës në 2022. Biden mbështeti fuqimisht Ukrainën, ndërsa Trump, tashmë i pozicionuar si lider i republikanëve, kundërshtoi ndihmat për Kievin dhe i nxiti aleatët e tij në Kongres të bllokonin fondet. Ai pretendonte se lufta nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte president, duke theksuar marrëdhënien e tij "të mirë" me Putin.

Ndërsa Biden përpiqej të sigurojë ndihma të reja për Ukrainën para zgjedhjeve të nëntorit 2024, Trump rriti retorikën e tij kundër Zelenskyt, duke e akuzuar atë si një "shitës të madh" që çdo herë që viziton Uashingtonin, largohet me 60 miliardë dollarë.

Në realitet, ai largohet me armë në vlerë miliarda dollarësh, të prodhuara nga kompani amerikane të industrisë ushtarake, kryesisht të vendosura në shtete që votojnë republikanët – industri që sigurojnë mijëra vende pune me paga të larta. Por Trumpit i intereson vetëm ta vërë Zelenskyn me shpatulla pas murit.

Më pas, të nesërmen, gjatë takimit me të, Trump do të deklarojë se është një "nder" të jetë në praninë e tij. Kështu nisi "dushi i ftohtë" i javëve të fundit, me një përshkallëzim të fyerjeve dhe komenteve thumbuese (shumë), të alternuara me ndonjë vlerësim të rrallë (shumë pak). Deri në përplasjen e djeshme me presidentin ukrainas, i cili kishte duruar gjithçka – përfshirë edhe akuzën e Trumpit se është një "diktator" – përpara se të largohej thuajse i përzënë nga Shtëpia e Bardhë. /Corriere della Sera/ 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?