Në Kosovë për të ndihmuar misionin e NATO-s, mbërrijnë në Prishtinë trupat britanikë (VIDEO)

18 Shtator, 22:39| Përditesimi: 18 Shtator, 23:01

  • Share

KFOR-i ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga arritja e trupave nga Britania e Madhe në Kosovë.

Në një postim në rrjetin X, KFOR-i ka bërë të ditur se trupat britanike janë vendosur përkohësisht në Kosovë.

“Personeli i Britanisë së Madhe nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka bërë të ditur se stërvitjet kanë për qëllim të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit. Ushtrimet do të mbahen nga data e sotme, 18 shtator, deri në fund të tetorit./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?