Viktoria Roshchyn

Bota

U kap dhe mbajt në një burg famëkeq rus, trupi i gazetares ukrainase kishte shenja torture! Mungonin edhe disa organe

30 Prill, 09:09| Përditesimi: 30 Prill, 12:01

  • Share

Në fund të shkurtit, Rusia i dorëzoi Ukrainës një furgon me 757 trupa të pajetë, shumica burra të vrarë në luftë. Mes tyre ndodhej edhe një trup i vogël, i mbyllur në një qese me një kod të pazakontë. Ishte trupi i Viktoria Roshchyn, gazetares 27-vjeçare,  e cila rezultonte e zhdukur që nga vera e vitit 2023.

Trupi i saj kishte shenja të rënda torture, plagë thike në parakrahë dhe këmbë, djegie, fraktura në brinjë dhe qafë si edhe gërvishtje në kokë. Por mjekët nuk arritën të përcaktojnë shkakun e vdekjes, pasi ajo ishte kthyer pa tru, sy dhe laring. Ekspertët dyshojnë se këto pjesë janë hequr qëllimisht për të fshehur provat e mbytjes apo dhunës ekstreme, sipas La Repubblica. 

Roshchyn kishte hetuar burgjet sekrete ruse në territoret e pushtuara dhe besohet se u arrestua për shkak të punës së saj. Ajo u mbajt në kushte çnjerëzore në burgun famëkeq të Taganrogut, ku dëshmitarë raportojnë se ishte në gjendje të rëndë fizike dhe mendore nga torturat.

Roshchyn u arrestua në Energodar, pranë centralit bërthamor Zaporizhia, u dërgua në Melitopol dhe më pas në burgun famëkeq në Taganrog të Rusisë. Në Melitopol i quajnë "garazhe", janë burgje të krijuara në bodrumet e ndërtesave të banimit, bodrume torturash. Dëshmitarët që ndanë qelitë me gazetaren ukrainase përshkruan shenja dhune. Kishte humbur shumë peshë, nuk mund të qëndronte në këmbë, kishte plagë në të gjithë trupin, tani pothuajse tërësisht i mavijosur.

Për më shumë se një vit, familja e saj kërkoi informacion nga autoritetet ruse, Kryqi i Kuq dhe Vatikani. Por vetëm në prill 2024 u konfirmua se Viktoria mbahej në Rusi, ndërsa certifikata e vdekjes mbërriti disa muaj më vonë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?