EMRI/ Vritet 32-vjeçarja në Durrës, trupi i pajetë u gjet poshtë urës së ‘Dajlanit’! Burime: Dyshohet se është përdhunuar! 17 të shoqëruar

2 Gusht 2023, 11:41| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 00:48

  • Share

DURRËS- Luljeta Preza, 32-vjeçe, pjesëtare e komunitetit rom u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të mërkurë, 2 gusht 2023, poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës

Trupi i saj u gjet rreth orës 10:35, dhe policisë iu deshën disa orë për të identifikuar viktimën dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga hetimet rezulton se e reja është goditur disa here me thikë në trup, ç’ka i kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

"Nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës" informoi policia e Durrësit në një njoftim të mëvonshëm.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën për të shkuar në identifikimin e autorit të krimit.

Burimet thanë se viktima mund të jetë abuzuar seksualisht e më pas është vrarë gjatë natës, ndërsa trupi u gjet në mëngjes. Viktima ishte endacake dhe e pastrehë, ndaj dyshohet se ka kaluar natën jashtë, poshtë Urës së Dajlanit, ku qëndrojnë shumë pjesëtarë të komunitetit rom.

Ora 16:21
U gjet e vdekur poshtë urës së ‘Dajlanit’, policia e Durrësit: U vra me thikë, shoqërohen 17 persona  

1690880903_policia.png

Policia e Durrësit ka sjellë komunikatën sa i takon rastit të 32-vjeçares që u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Policia njofton se e viktima është vrarë me thikë ndërsa janë shoqëruar 17 persona që dyshohet se kanë dijeni. Deri më tani dimë se e viktima banonte në Sukth.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion shtesë

Në lidhje me një informacion të dhënë paraditen e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.

Ora 16:01
U gjet e pajetë poshtë urës e Dajlanit, dyshohet se e reja është abuzuar seksualisht, kishte shenja dhune në trup

 

Vajza e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit dyshohet se është abuzuar seksualisht. Në trupin e pajetë janë konstatuar shenja dhune.

Fillimisht, policia e Durrësit informo se viktima ishte endacake. 

"Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së "Dajlanit", është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."- thuhet në njoftimin paraprak të policisë. 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 02/08/2023 21:56

    Gjejeni autorin që shpirti i saj të prehet në paqe!

    Përgjigju
  • bashim: 02/08/2023 21:53

    albanistan , qijini motren atyre qe ben kte krim makaber

    Përgjigju
  • Bosi: 02/08/2023 20:00

    Ku esht suksesi dhe puna e policis se Durrsit se nuk e kuptoj, ca pret kur policia e Durrsit udhehiqet nga nje ordiner, gjobaxhi dhe ushtar i shijksve sic esht Skender Hita.

    Përgjigju
    • Gazepi: 03/08/2023 07:57

      Kente drejte o Bos por Rrumbullaku po mbledh prap grupin

  • Koli: 02/08/2023 16:31

    Nese fillojne duke vrare e perdhunu gra mberdhifi puna. Ta puthni turizmin elitar e pronat e shtrenjta. Po u prek siguria dhe grate moret fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?