Bota

‘Trupi’ i pamposhtur i Koresë së Veriut, forcat ushtarake nisin konkursin me armë zjarri për mbrojtjen e brendshme

7 Nëntor 2021, 05:11| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 05:31

  • Share

Trupat ushtarak të Koresë së Veriut mbajtën një garë zjarri artilerie gjatë fundjavës, si pjesë e përpjekjeve për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit duke i vënë theksin fuqisë së saj dominante. Stërvitjet jo të zakonshme nisën ditën e shtunë dhe vijnë pasi Koreja e Veriut e sheh si avantazh kundrejtë SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.

Analistë të ndryshëm e shikojnë zhvillimin ushtarak të Koresë së Veriut si tentativë për fitoren ndërkombëtare të armëve të tij bërthamore dhe arsenaleve të raketave balistike, të cilat janë sanksionuar nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pjesa më e madhe e forcës së madhe të artilerisë konvencionale të Koresë së Veriut është dislokuar përgjatë kufirit të fortifikuar me Korenë e Jugut, ku ata kanë shtrirjen për të arritur deri në kryeqytetin shumë të populluar të Seulit.

Stërvitjet vijnë "në një kohë kur entuziazmi për t'iu nënshtruar stërvitjes intensive mbizotëron në të gjithë Ushtrinë Popullore Koreane (KPA) për fillimin e një lulëzimi të ri në forcimin e aftësive të mbrojtjes shtetërore nën flamurin e vetëmbrojtjes," raportuan mediat e huaja.

Ata u mbikëqyrën nga Pak Jong Chon, anëtar i Presidiumit të Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet.

Pak kohë më parë Koreja e Veriut bëri një 'shfaqje paralajmëruese' kundrejtë SHBA- ve duke treguar ushtarë të sofistikuar dhe ekstremisht të përgatitur për sulm. Pamjet tregonin forcat ushtarake duke thyer tulla me duar, pa ndihmën e ndonjë pajisje si dhe ushtarë duke thyer me grushte tulla e tjegulla. Përveç shkatërrimit të tullave dhe pllakave, ushtarët u panë të shtrirë në shtretër me copa qelqi dhe gozhdë hekuri, me pllaka betoni të goditura me copa mbi trupat e tyre. Këtë 'performancë', që mori një vëmëndje jo të paktë në arenën ndërkombëtare veçanërisht në SHBA, dukej se po e 'shijonte' më shumë lideri i tyre suprem Kim Jong Un, i cili ishte duke 'soditur' gjithë 'trupën teatrale ushtarake' e cila po kujdesej t'i jepte edhe më shumë fuqi pushtetit të tij. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?