Abby Choi

Trupi i saj u gjet i copëtuar i masakruar me sharrë elektrike, arrestohet ish bashkëshorti i modeles nga Kina! Në pranga edhe vëllai, babai e nëna

27 Shkurt 2023, 09:18| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 09:24

  • Share

KINË - Katër anëtarë të së njëjtës familje akuzohen për vrasjen e modeles nga Hong Kongu, Abby Choi. Ish burri i saj Alex Kwong, 28 vjeç, vëllai i tij Anthony, 31 vjeç dhe babai i tyre, Kwong Kau, 65 vjeç, akuzohen për vrasjen e saj. Nëna e Alex Kwong, Jenny Li, 63 vjeçe, akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Ata dolën të para Gjykatës dhe të katërve iu mohua kërkesa për lirim me kusht. Të dielën, hetuesit identifikuan një kafkë, disa brinjë dhe flokë në një tenxhere të madhe supe prej çeliku inox që besohet të jenë eshtrat e Choi, tha policia. Pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë bustin dhe duart e Choi, mbeten të humbura.

Hetimi nisi të mërkurën pasi Choi, 28 vjeç, u raportua e zhdukur. Dy ditë më vonë, pjesët e trupit të saj u gjetën në një shtëpi në lagjen Tai Po të qytetit. Një prerës mishi, një sharrë elektrike dhe disa veshje u gjetën gjithashtu në shtëpi. Ish-bashkëshorti i Choi u arrestua të shtunën në një skelë tragetesh në një nga ishujt periferikë të qytetit, tha policia. Vëllai dhe prindërit e tij u arrestuan të premten.

Një e dyshuar e pestë, një grua 47-vjeçare, u arrestua të dielën në lidhje me rastin.

Choi, një modele dhe influencuese me më shumë se 100 mijë ndjekës në Instagram, së fundmi u shfaq si modele në kopertinën e revistës luksoze L'Officiel Monaco dhe mori pjesë në Javën e Modës në Paris të këtij viti.

Rasti i rëndë i vdekjes së saj pushtoi qytetin gjatë fundjavës pasi detajet e tmerrshme të hetimit dominuan titujt e mediave lokale dhe mijëra njerëz shprehën ngushëllime në llogaritë e mediave sociale të Choi. Gjykata vendosi që dënimi për të arrestuarit të jepet më 8 maj për të lejuar hetime të mëtejshme policore.

Komento

Komente

  • Emigrant: 27/02/2023 09:48

    Me kete we kand bere ligji ne kine u jep nga nje plumb mbrapa kokes ne stadium

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?