KORÇË- Trupi i cili u gjet i dekompozuar dy ditë më parë në një zonë të thellë të Kreshovës në Kolonjë, dhe që dyshohet se i përket Sherif Mukajt, është vrarë me armë zjarri. Çelësat e shtëpisë, celulari dhe xhupi janë sendet personale që u gjenden pranë kufomës, ç'ka çoi në identifikimin e shpejtë të viktimës. Policia e Korçës bën të ditur se Sherfi Mukaj është vrarë me plumb në kokë, por pranë vendngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja apo predha, çka ngre dyshimet se autorët e kanë vrarë në vend tjetër e mandej transportuar në malin e Gramozit për të zhdukur kufomën.
Këtë e konfirmon për Report TV dhe xhaxhai i viktimës.
"Atje ku është vrarë nuk shkonte vetë, s'ka mundësi, në fshatin Kreshovë jo, ne kemi vajtur më ka marrë një çoban në telefon nga Konispoli, se ai më merrte gjithmonë në tel se e njihte, më tha kështu kemi gjetur një kufomë në pyll, mora vëllain tjetër,ne vajtëm nuk na la policia ta shikonim,deri te vendi i ngjarjes nuk shkuam. Te shtëpia policia erdhi të shtunë në darkë un nuk kam qenë policia verifikoi celsat, ne nuk kishim shpresa se do ta gjenim bëri 7 muaj e 10 ditë. Familja pritet të vijë të mërkurë. Janë shumë keq,e ëma ka 2 vjet që se ka parë e motra gjithashtu. Shteti të veprojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk është marrë me gjëra të tjera le ti lante vetë kusuret,mbase ka bërë keq,mbase ka pasur borxh të na i kërkonte do ja lanim. Atje është vrarë ose është vrarë gjetkë dhe e shpunë,ai që i vajti dherit e di dhe ai që ka bërë veprimin", shprehet Fatmir Mukaj.
Sherif Mukaj jetonte i vetëm në fshatin Starje pasi prindërit janë në emigracion, ndërsa për xhaxhallarët ai ishte djalë i respektuar, pa konflikte.
"Ne s'kemi dyshime për persona djali nuk ishte problematik,djali nuk ka pasur problemë me asnjë. Nuk kishte nevojë për lek,i dërgonte i ati nga Amerika plus që i kishte lënë dhe pension. Nuk ka shprehur shqetësim, takohesha shpesh por 3 muajt e fundit ishte larguar, mori dhe makinë dhe lëvizte shumë, me prindërit komunikonte përditë. Atje te vendi që u gjet nuk ka rrugë është terren i vështirë,ai nuk do gjendej nëse nuk e gjenin barinjtë, ishte rastësi. Djali ishte i respektuar,me të gjithë fliste,s'ka pasur probleme. Policia na tha se dyshohet është marrë me drogë,kaq,dyshime,par pazare drogë janë dyshimet e policisë,nuk e dimë saktë tani,kaq na ka thënë policia. Sendet e gjetura i përkisnin djalit", shprehet xhaxhai.
Mbetjet kockore nuk u janë dorëzuar familjarëve pasi pritet edhe analiza e ADN-së nga laboratori i Kriminalistikës. Burime nga policia thanë se i riu dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe se po hetohen personat me të cilët ai kishte pasur komunikim 7 muaj më parë.
Xhaxhallarët e 29-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në Kreshovë të Kolonjës, Fatmir Mukajt dhe Artur Mukaj kanë treguar për Report Tv se ai nuk kishte konflikte me njeri. Ato i kërkojnë shtetit që të zbardhë të vërtetën, ndërsa thonë se policia nuk i ka lënë që të shohin trupin. Sipas tyre policia u ka thënë se dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.
Fatmir Mukaj: Ju mund të pyesni çfarë njeri ishte, ai s’ka pasur konflikt me asnjë ai nuk trazonte as mizat. Ne nuk dyshojmë në asnjë gjë, unë jam fshatar shkoj me dele, lopë, gruan e kam të sëmurë, jam i vetëm, ju mund të pyesni shokët e tij në Ersekë çfarë djali ishte, alkool nuk përdorte, cigare jo, sherrxhi nuk ishte, të ndihmonte, nuk ka pasur asnjë konflikt në rrethin e Kolonjës.
Ne flisnim në telefon, si iku i ati e merrnim në tel hajde këtej, hajde ha bukë këtej, jo thoshte se kam ngrënë, i ati e ndihmonte, pensionin ja la, lek i dërgonte, nuk kishte asnjë problem.
Unë nuk e kam takuar personalisht se kam pasur gruan e sëmurë, policia na ka thirrur na ka pyetur. Ne kemi patur marrëdhënie të mira, e kishim si vëlla, shoqërinë e kishte të mirë. Atje ku është vrarë nuk shkonte vetë, s’ka mundësi, në fshatin Kreshovë jo, ne kemi mbajtur më ka marrë një çoban në telefon nga Konispoli, se ai më merrte gjithmonë në telefon se e njihte, më tha kështu e kemi gjetur një kufomë në pyll. Mora vëllain tjetër, ne vajtëm nuk na la policia ta shikonim, deri te vendi i ngjarjes nuk shkuam.
Te shtëpia policia erdhi të shtunë në darkë. Unë nuk kam qenë, policia verifikoi çelësat, ne nuk kishim shpresa se do ta gjenim bëri 7 muaj e 10 ditë. Familja pritet të vijë të mërkurën.
Janë shumë keq, e ëma ka 2 vjet që se ka parë e motra gjithashtu çdo thotë, unë e kam nip, evlat e kam dhe unë, unë kam djalin jashtë punon në punë të zezë, do vij më thotë do i puth kockat, çfarë do puthë, çfarë do përcjellë, ato 5 eshtra. Shteti të veprojë të nxjerrë të vërtetën, ne një bagëti në mal na humb dhe dalim ta kërkojmë, të ngordhur po ta gjejmë jo një njeri.
Për mua s’ka pasur probleme. Na është marrë me gjëra të tjera le ti lante vetë kusuret, mbase ka bërë keq, mbase ka pasur borxh të na i kërkonte do ja lanim. Atje është vrarë ose është vrarë gjetkë dhe e shpunë, ai që i vajti dherit e di dhe ai që ka bërë veprimin. Rastësi që u gjet trupi i tij ndryshe nuk kishte mundësi. Celularin e mirë e kishte lënë në shpi dhe çelësat e makinës. Ne i kemi prerë shpresat. Xhupi që u gjet ishte i djalit.
Artur Mukaj: Ne jemi njoftuar nga çobenj të Sarandës dhe kemi shkuar në vendin e ngjarjes por policia nuk na ka lënë të shkojmë eshtrat. Ne s’kemi dyshime për persona djali nuk ishte problematik, djali nuk ka pasur problemë me asnjë. Nuk kishte nevojë për lek, i dërgonte i ati nga Amerika plus që i kishte lënë dhe pension.
Nuk ka shprehur shqetësim, takohesha shpesh por 3 muajt e fundit ishte larguar, mori dhe makinë dhe lëvizte shumë, me prindërit komunikonte përditë. Atje te vendi që u gjet nuk ka rrugë është terren i vështirë, ai nuk do gjendej nëse nuk e gjenin barinjtë, ishte rastësi. Djali ishte i respektuar, me të gjithë fliste, s’ka patur probleme.
Policia na tha se dyshohet është marrë me drogë, kaq, dyshime për pazare drogë janë dyshimet e policisë, nuk e dimë saktë tani, kaq na ka thënë policia. Sendet e gjetura i përkisnin djalit.
Duket qe vrasesit kur e kane hedhur aty,kane menduar se nuk do gjendej kurre per shkak te zones se thelle.Eshte fat qe celularin ia kane lene me vete,nese nuk eshte demtuar nga ekspozimi i elementeve te natyres,mund te jape shume info.interesante,perfshi dhe telefonaten e fundit te mundeshme.
Përgjigju